Cilat monumente i mungojnë Prishtinës?

Prishtina

Cilat monumente i mungojnë Prishtinës?

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 24 gusht 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Në Prishtinë duhet ngritur monumenti i baballarëve të kombit, pra duhet edhe në Kosovë monument për ata ashtu si  e kanë në Vlorë.

Duhet monument  madhështor atyre burrave të mëdhej të Kombit prej luftës dhe sakrificave të të cilëve erdhi Pavarësia e Shqipërisë; duhet ngritur monumenti atyre që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka për Kombin si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi dhe të tjerë. 

Duhet monument për të gjithë ata që punuan e luftuan aq shumë për Pavarësinë e Shqipërise jo vetëm nga Osmanllija, por më shumë shqiptarët e fituan Pavarësinë nga Serbia, Mali i Zi, Greqia e Bullgaria, ish perandoritë e të cilave i kishin në sundim dhe gati po i asimilonin trojet dhe shqiptarët para se të vinin osmanët në Ballkan. Dhe po këta serbo-bollgaro - grekët donin te zhduknin e të asimilonin shqiptarët, donin t'i rimerrnin trojet shqiptare në prag të rënies së Peradorisë Osmane, duke u justifikuar si trashëgimtarë të Perandorisë Bizantine, Serbe e Bullgare, të cilat i kishte pushtuar e sunduar Perandoria Osmane. Po këta sllavo-grekët edhe sot janë kërcënim dhe armiq të shqiptarëve.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme gjithkombëtare.Prandaj asaj duhet edhe që t’i ndertohet një monument madhështor në Prishtinë.  

Në Shqipëri habitet opinioni si ka mundësi që në Kosovë nuk ka akoma bust të Adem Jasharit, sakrifica e tij dhe e familjes së tij për komb dhe pavarësi është rast unikal në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat