Rama takohet me Latifin, bisedojnë për ndërtimin e spitalit të Prishtinës

Prishtina

Rama takohet me Latifin, bisedojnë për ndërtimin e spitalit të Prishtinës

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:45
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Rama ka thënë se kanë biseduar për ndërtimin e spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare..

“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me Ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare”, ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës bëri të ditur se punimet për spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit.

“Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”.

“Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat