​Prishtina ndez dritat e Sahat Kullës

Prishtina

​Prishtina ndez dritat e Sahat Kullës

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:40
Foto nga vendngjarja

Sonte është bërë ndriçimi i Sahat Kullës në Prishtinë si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet Komunës dhe UNDP-së për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka falënderuar BE-në dhe UNDP-në për bashkëfinancimin e këtij projekti.

Rama: Ne e çmojmë trashëgiminë tonë kulturore

“Është një monument i trashëgimisë tonë kulturore, arkitektonike dhe historisë së kryeqytetit. Është një projekt i rëndësisë shumë të madhe ku e falënderoj BE-në për ndihmë në bashkëfinancim. Investitori më i madh ka qenë komuna e Prishtinës së bashku me BE ndërsa UNDP na ka ndihmuar ta realizojnë këtë projekt me rëndësi shumë të madhe për kryeqytetin. Ne sot kemi fillimin e një transformimi të mirëfilltë të Prishtinës ku shihet se ne e çmojmë trashëgiminë kulturore, historinë tonë. Është kjo për qytetarët e Prishtinës, por jo vetëm, edhe për vizitorët që vijnë dhe e kuptojnë më shumë për kulturën, traditën dhe historinë tonë”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se projekte të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen si pjesë e një bashkëpunimi të mirëfilltë të institucioneve të kryeqytetit me BE dhe UNDP.

Ndërsa Niels Knudsen, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i organizatës UNDP në Kosovë, ka falënderuar kryetarin Rama për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm si pjesë e trashëgimisë kulturore në zonën e vjetër të kryeqytetit.

Knudsen: Sahat Kulla, pjesë e monumenteve të trashëgimisë kulturore

“Jemi shumë të lumtur të hapim sot Sahat Kullën si pjesë e një përkushtimit të gjerë në punën ndërmjet BE-së, UNDP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për renovimin dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ne jemi të lumtur që Sahat Kulla ishte pjesë e saj, sepse ne ndodhemi në Prishtinë për rinovimin e këtyre monumenteve mahnitëse”, ka thënë ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat