Rama takoi kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

Prishtina

Rama takoi kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:37
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama u takua sot me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama.

Ata në këtë takim diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve.

Veçanti i kushtuan projekteve infrastrukturore me qëllim të realizimit të interesit publik.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me ekipin takuam kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama dhe stafin e saj mbështetës.

Në këtë takim diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona veçanërisht për zbatimin e projekteve infrastrukturore me qëllim të realizimit të interesit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat