Nga e hëna mbyllen dy rrugë në lagjen e Spitalit në Prishtinë

Prishtina

Nga e hëna mbyllen dy rrugë në lagjen e Spitalit në Prishtinë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:40
Ilustrim

Një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” në lagjen e Spitalit në Prishtinë, do të mbyllen nga e hëna e 7 nëntorit, për shkak të punimeve.

Komuna e Prishtinës njoftoi këtë të premte se si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”.

“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” do të mbyllen nga data 07 nëntor 2022 në ora 07:00 deri në realizim të punimeve”.

“Si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”- thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat