Rrjedh uji në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Prishtina

Rrjedh uji në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:44
Në këtë parking ka rrjedhje të ujit

Mjaftoi vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor e cila gjendet tek fakulteti Filologjik në Prishtinë, që të vërehen defektet e para të ndërtimit të saj.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes”, përmes një postimi të tyre në Facebook bëhet e ditur se në këtë parking ka rrjedhje të ujit, kjo pas shirave gjatë natës në kryeqytet.

“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh në fillim me rrjedhje t’ujit. Dyshoj shumë në punë profesionale që është bërë aty”, thuhet në këtë postim.

Edhe pse parkingu nëntokësor është hap për qytetarët të premten, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj tha se hapja do të bëhet në fund të këtij muaji.

Ndryshe, për parkingun në fjalë ka pasur shumë reagime si nga qytetarët e Prishtinës e po ashtu dhe nga shoqëria civile për çmimet e larta.

Por, nga Komuna e Prishtinës janë arsyetuar me faktin se në këtë projekt kanë të bëjnë me partneritet publiko-privat dhe se komuna nuk është pronare e plotë e parkingut.

Sipas tyre, përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh “investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat