Kafshimet e qenve endacakë tronditën banorët e Prishtinës

Prishtina

Kafshimet e qenve endacakë tronditën banorët e Prishtinës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Detyrën e parë si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e nisi me iniciativën për trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Rama nënshkroi kontratë me një organizatë që merret me kastrimin e qenëve, kontrollin dhe sigurimin e ushqimit. Madje, komuna e Prishtinës hapi edhe disa pika ushqyese.

Por, kjo nuk e zgjidhi problemin shumëvjeçar.

Rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të pushtuara nga qentë endacakë, ndërsa qytetarët rrezikohen nga sulmet thuajse çdo ditë.

Deri më tani qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë në qendrat e mjekësisë familjare si pasojë e sulmeve nga qentë.

Në raste të caktuara viktima kanë qenë edhe fëmijët.

Shpresë për shpëtim nga qentë endacakë mbetet qendra për trajtimin e tyre e cila me inicim të komunës ka nisur të ndërtohet në Hajvali.

Pamjet KETU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat