​Qytetarët ankohen për ndryshimin e linjave të autobusëve, Komuna: Riorganizimi i linjave është i përshtatshëm

Prishtina

​Qytetarët ankohen për ndryshimin e linjave të autobusëve, Komuna: Riorganizimi i linjave është i përshtatshëm

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Qytetarët shprehen të mllefosur me ndryshimin e rrjedhës së qarkullimit të autobusëve e cila ka ndodhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës për kalimin e veturave nga Katedralja në drejtim të Hotel Grand-it. Rrugë kjo që do të shërbejë në përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Sipas tyre po shkaktohet tollovi në kryeqytet, dhe po u duhet të presin autobusin rreth një orë, derisa kërkuan nga komuna të shtojë autobusë.

Qytetari, Sadik Gjukolli këtë vendim e vlerëson problematik. Sipas tij me këtë vendim qytetarët janë të detyruar të presin rreth gjysmë ore një autobus. Derisa kërkoi nga komuna ta zgjerojë rrugën.

Gjukolli: Tollovi është bërë veç për me dalë te një rrugë po bëjmë gjysmë orë

Tollovi është bërë, veç për me dalë te një rrugë po bëjmë gjysmë ore, kjo është kiamet...3:08 Komuna duhet të shtojë autobusë, por duhet edhe ta zgjerojnë rrugën pasi nuk ka rrugë...3:38 Problem po është me prit kur është ftohtë, mirëpo jemi pensionistë dhe nuk vonohemi për punë ”, tha Gjukolli.

Sara Maqedonci, nxënëse në kryeqytet, po ashtu ka kërkuar nga komuna ta shtojë numrin e linjave të autobusëve.

Maqedonci: Në stacion presim shumë dhe po ka mungesë të autobusëve

Në stacion po na bjen me prit shumë dhe po ka mungesë të autobusëve shumë, kështu kam lutje që të ndreqet ky problem...4:27 dhe të shtohen edhe linja tjera të reja të autobusëve...4:33 Pasi po më duhet me prit rreth një orë për autobus..4:47 dhe po ka shumë tollovi rrugës”, tha Maqedonci.

Agim Subi, qytetar është shprehur i shqetësuar me vendimin për ndryshimin e linjave të autobusëve. Sipas tij duhet të presë rreth një orë për autobus.

Subi: Po janë shumë problem duke prit nga një orë

“Po janë shumë problem duke prit nga një orë...1:16 Po vanohen, por s’po kemi çfarë të bëjmë”, tha Subi.

Në lidhje me këtë në një intervistë për KosovaPress, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu tha se arsyja e mbylljes është për disa intervenime në infrastrukturë me qëllim që të përshtatet për projektin e festave të fundvitit.

Musliu tha se në momentin që është mbyllur rruga “Xhorxh Bush”, është paraparë që do të ketë ngarkesë, por sipas tij riorganizimi i linjave është i përshtatshëm sa i përket kësaj mbyllje.

Musliu: Riorganizimi i linjave është i përshtatshëm sa i përket kësaj mbyllje

Qëllimi i mbylljes ka të bëjë me projektin e festave të fundvitit. 6:02 Është e mbyllur deri me datën 8 janar, aktiviteti mendohet të fillojë prej datës 12 dhjetor, pra ideja pse është mbyll dy javë më herët ka të bëjë me intervenimin dhe përgatitjen e asaj zone për festimin e festave të fundvitit. Me 8 janar prapë do të kthehemi në gjendje siç ka qenë...6:33 Në momentin që është mbyll rruga “Xhorxh Bush”, është paraparë që do të ketë ngarkesë në rrugën “Bill Clinton” dhe “Tirana”, për arsyeje se me automatizëm bëhet bartja e ngarkesave, veturave. Ne e kemi bërë riorganizimin e linjave, në momentin kur e kemi bllokuar rrugën dhe kemi dalë në njoftim për bllokim, gjithashtu edhe trafiku urban ka dalë me njoftim për riorganizimin e linjave i cili është bërë, andaj numri i autobusëve dhe riorganizimi i linjave besoj se është i përshtatshëm, më i miri i mundshëm sa i përket kësaj mbyllje”, tha Musliu.

Sa i përket kërkesave të qytetarëve për shtimin e linjave të autobusëve, Musliu tha se problemi me linjat e trafikut urban dhe transportit publik në përgjithësi do të zgjidhet më së largu në janar të vitit 2024.

Ai tha se me 10 dhjetor do të nënshkruajnë kontratë në Londër, në zyrën kryesore të BERZH-it prej 10 milionë euro, me të cilën tha se parashohin të blejnë flotën e re prej 30 autobusëve, shtatë prej tyre do të jenë elektrik.

Musliu: Transportit publik konkretisht në janar, 2024 të japim zgjidhje të përhershme në kryeqytet

“Me 15 dhjetor do të nënshkruajmë në Londër, në zyrën kryesore të BERZH-it kredinë e re prej 10 milionë euro me të cilën parashohim të blejmë flotën e re prej 30 autobusë, rreth shtatë prej tyre kanë me qenë elektrik, të cilët mendohen në të ardhmen të shfrytëzohen në unazën qendrore. Siç e parasheh plani i mobilitetit duhet të jenë 161 autobusë, dhe 81 veçse po plotësohen në trafikun urban, 80 të tjerë do të jenë në sektorin privat, do të bëhen kontratat me sektorin privat në formatin e njëjtë sikur trafiku urban me pagesë për kilometër. Brenda kësaj kredie është një linjë në të cilën ata do të na mbështesin me konsulentë. Këtë rast do të bëhet riorganizimi i të gjitha linjave por edhe shtimi i linjave të reja, për arsyeje se në zonat rurale kemi mungesë të linjave dhe është një kërkese e kamotshme e qytetarëve. Andaj, mendojmë se transportit publik konkretisht në janar, 2024 të japim zgjidhje të përhershme në kryeqytet”, shtoi Musliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat