Përparim Rama thotë se shëndetësia është prioriteti i tij

Prishtina

Përparim Rama thotë se shëndetësia është prioriteti i tij

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:40
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij. Të premten, në prezantimin e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë në kryeqytet, ai ka thënë se ky sektor lidhet me të gjitha sferat e jetës.

“Shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat etj. Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, d.m.th lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se për këtë kanë filluar një numër të madh të projekteve, të cilat sipas tij kanë ndikim edhe në shëndetësi.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka prezantuar punën njëvjeçare. Ai ka thënë se kanë ndarë buxhet për ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit.

Ai është ankuar për ndarje të vogël të buxhetit nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vetëm 40 për qind e kërkesës për furnizim me barna ka qenë e mbuluar, për çka janë detyruar që të ndajnë buxhet shtesë si komunë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat