Komuna e Prishtinës i përkrahë Odat e Profesionistëve Shëndetësorë për ndërtimin e ndërtesës së tyre

Prishtina

Komuna e Prishtinës i përkrahë Odat e Profesionistëve Shëndetësorë për ndërtimin e ndërtesës së tyre

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:27
Komuna e Prishtinës

Oda e Farmacistëve të Kosovës, sot ka informuar se komuna e Prishtinës do t'i përkrahë Odat e Profesionistëve Shëndetësorë në ndërtimin e shtëpisë së tyre.

Gjatë kësaj jave, sipas njoftimit, kuvendi komunal i Prishtinës ka vendosur unanimisht për ndarjen e parcelës për ndërtimin e ndërtesës së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, në të cilën do të ushtrojnë veprimtarinë të pesë Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

“Me këtë rast në emër të të gjithë farmacistëve falënderojmë Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Z. Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorët e tij Dr. Izet Sadiku - drejtor i Shëndetësisë, Znj. Mimoza Sylejmani - drejtore e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm - Znj. Doruntina Maloku - drejtore e pronës, Z. Shkëmb Manaj - Këshilltar ligjor por gjithashtu të gjithë përfaqësuesit e partive politike në asamblenë komunale të Prishtinës të cilët edhe votuan për aprovimin e këtij propozimi.

Falënderim i posacëm për Qeverinë e Dukatës së Luxemburgut dhe Agjencinë për zhvillim LUX Dev për mbështetjen financiare të këtij projekti. Lajm i shumëpritur tashmë ka disa vite e që na vjen si dhurata më e mirë për këtë fundvit!”, është bërë e ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat