Arkivi i Prishtinës shënon 54 vjetorin e themelimit

Prishtina

Arkivi i Prishtinës shënon 54 vjetorin e themelimit

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Arkivit Komunal të Kryeqytetit, sot u hapën dyert për të gjithë të interesuarit për ta parë nga afër punën e këtij institucioni.

Abaz Makolli-u.d Drejtorit të Arkivit të Prishtinës, deklaroi se arkivi komunal në  dekada ka kaluar në  sfida.

Ai tha se nga viti 2009, më mbështetjen e Agjencionit për Zhvillim dhe Rindertim, është avansuar dhe tani ky institucion është ndër më të mirët në rajon.

“2 mijë metra lëndë apo 2 milionë dokumenta, mund të gjenden në këtë arkiv për jo më pak se pesë minuta”, tha ai.

“Ndër vite janë 15 njësi organizative, drejtoratet e komunës së Prishtinës i kanë këtu lëndët arkivore, të gjitha institucionet duke perfshirë të gjitha lagjet edhe ato rurale, janë 18 mijë dosje në mënyrën më të mirë të rregulluara”.

Abazi shtoi  se në këtë arkiv, ka fluks të madh të palëve, kërkesa nga studiues nga Kosova e rajoni, sidomos ata të arkitekturës.

Në këtë përvjetor po merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoresha për  Kulturë në Komunen e Prishtinës dhe akterë të tjerë institucional.

Arkiva e Prishtinës është vlerësuar edhe me çmimin ndërkombëtar nga Gjeneva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat