Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

Prishtina

Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të pagave për këtë vit do të jetë 105.

Ky koeficient pritet të rritet vitin e ardhshëm në 110.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të ketë pagën më të madhe nga të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë.

Kjo pasi koeficienti i pagave për kryetarët e komunave do të llogaritet në bazë të numrit të banorëve që kanë komunat.

Kryetari i Komunës së Prishtinës me koeficient 15, do të ketë pagë  1575 euro.

Pas tij me koeficient 13 apo pagë 1365 euro do të jenë kryetarët e komunave me mbi 100 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat