Rama: Termokosi do të transformohet përmes energjisë diellor

Prishtina

Rama: Termokosi do të transformohet përmes energjisë diellor

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se BERZh ka ndarë 23.2 milionë euro për projektin energjetik ‘Solar4Kosovo’.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se kjo është një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën.

Madje siç tha ai, falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë diellore, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Faleminderit (EBRD) një nga partnerët tanë kryesor drejt #prishtinaegjelbër dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores Termokos në gjithë qytetin”, shkroi Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat