Prishtina bëhet me kamera sigurie

Prishtina

Prishtina bëhet me kamera sigurie

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës, së bashku me policinë e Kosovës, përmes një projekti do të vendosin kamera të sigurisë në udhëkryqe si dhe mbi semaforë.

Për vendosjen e tyre janë ndarë 450 mijë euro, Projekti pritet të fillojë të realizohet në pjesën e dytë të këtij viti.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, këto do të shërbejnë për vetëdijesimin e qytetarëve të cilët ngasin makina me shpejtësi të madhe.

Kamerat do ia bëjnë të qartë komunës se në cilat udhëkryqe duhet të ndryshojë minutazha e semaforëve për të bërë qarkullimin e veturave me të lirë që të mos krijohet kolona.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, një projekt i tillë është më së i nevojshëm dhe që është dashur të ndërmerret kohë më parë.

Ketë po e mirëpresin edhe vet banorët e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat