​Nga 16 marsi mbyllet një segment rrugor në Prishtinë

Prishtina

​Nga 16 marsi mbyllet një segment rrugor në Prishtinë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:46
Xhaferi ka njoftuar se bëhet fjalë për segmentin e rrugës paralele me rrugën B.

Për shkak të punimeve një segment rrugor në kryeqytet do të mbyllet kohë pas kohe nga 16 marsi.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi. Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për segmentin e rrugës paralele me rrugën B.

“Njoftim!

Për arsye të zhvillimit të punimeve një segment i rrugës paralele me rrugën “B” do të jetë i mbyllur kohë pas kohe, nga data :

16 Mars 2023

Afati 90 ditë,

Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!”, thuhet në njoftimin e Xhaferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat