​Kolona të gjata për shkak të punimeve në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës

Prishtina

​Kolona të gjata për shkak të punimeve në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Ndonëse sot ditë fundjave, kolonat nuk kanë munguar në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Ka disa ditë që në njërën nga rrugët kryesore të kryeqytetit “Agim Ramadani”, po kryhen punime në rrugë.

E kështu tollovia bëhet e pashmangshme nga veturat që frekuentojnë këtë rrugë, duke u krijuar kolona që bllokojnë gjithë qendrën e kryeqytetit.

Sipas qytetarëve, kolonat po ua vështirësojnë qarkullimin dhe po duhen mbi gjysmë ore për të kaluar një rrugë jo shumë të gjatë në qendër.

Kujtojmë se gjithë këtë tollovi po e shkaktojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, ku po punohet në disa pjesë të kësaj rruge.

Tollovive ju kanë kontribuar edhe prerjen e traseve të rrugëve për të futur gypat, të cilat më pas nuk janë sanuar si duhet dhe po ulet ritmi i qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat