Në parkun e Gërmisë, këtë vit s’pati festë për 1 maj

Prishtina

Në parkun e Gërmisë, këtë vit s’pati festë për 1 maj

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Shënimi i ditës së 1 Majit, për dallim nga vitet e mëhershme, ku parku i Gërmisë gëlonte nga vizitorët e shumtë, sot ishe i qetë me vizita të zakonshme.

Tradita e shumë qytetarëve që 1 Maji të festohet në parkun e Gërmisë, tanimë ka ndryshuar. Parku i qytetit, të hënën kishte vizitorë, por jo edhe si rëndomtë viteve të kaluara për këtë festë.

“Veç për qejf kanë dalë. Më herët festonin  dy ditë që s’ke pas ku të ulesh prej njerëzve,e  tash s’ka

festë, ja është shumë qetë”, thotë një qytetar, që këtë ditë kishte dalë në këtë park.

“Dikur ky park ka pasur plot njerëz që kanë ardhur të festojnë, por sot paska pak, madje s’ka atmosferë feste. Me siguri dhe kanë shkuar jashtë vendit t’i kalojnë këto ditë pushimi”, thotë një qytetar tjetër.

Vizitorët e rregullt të Gërmisë ankohen për mungesë vetëdijesimi nga qytetarët të cilët i frekuentojnë këto hapësira.

“Për mirëmbajtje duhet me u përkujdes ne vetë që vijmë këtu. Ata  nuk munden ta pastrojnë krejt çfarë ne hedhim, thotë një qytetar.

Në parkun e Gërmis gjatë ditës ka qenë i ndaluar qarkullimi i veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat