Rama: Pronat komunale s’do të shfrytëzohen pa leje e kompensim

Prishtina

Rama: Pronat komunale s’do të shfrytëzohen pa leje e kompensim

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:45
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal tha se për vite të tëra pronat komunale janë shfrytëzuar pa ndonjë kompensim.

Në këtë seancë ku është diskutuar për rekomandimet e komisioneve për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, shtoi se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë.

Rama ka sqaruar se për këtë ka formuar tri komisione profesionale të cilat kanë dalë me një varg rekomandimesh, duke shtuar se pronat komunale nuk do të  mund të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim.

“Kam themeluar tre Komisione për pronën komunale, për një temë kaq të rëndësishme. Një numër i madh i këtyre pronave është shfrytëzuar por kryeqyteti nuk ka pasur ndonjë të mirë”. Tash pronat që janë të kryeqytetit do të rregullohet dhe do të jenë në të mirë të qytetarëve, e falënderojë drejtoreshën, Dorentina Maloku”.

Shefi i Zyrës Ligjore, Arben Kqira tha se Komisioni profesional për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale ka rishikuar 6 kontrata.

Ai duke folur për ato kontrata tha se kanë hasur në disa problem për mbledhjen e informacioneve për dy kontrata.

“Komisioni gjatë kësaj periudhe ka pasur vështirësi sidomos me këto kontrata, sepse kemi pas mungesë të informacionit për me ardh deri të gjeturat. Është paraqitur edhe raporti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat