FSK dhe Policia në kërkim të Nezir Osmanit, kanë një kërkesë për qytetarët

Prishtina

FSK dhe Policia në kërkim të Nezir Osmanit, kanë një kërkesë për qytetarët

Më: 7 maj 2023 Në ora: 19:45
Nezir Osmani

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit, i lindur më 1963-ën, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës, i cili është zhdukur që tri ditë.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, PK-ja ka bërë të ditur se në kërkim të të zhdukurit kanë dalë edhe FSK-ja dhe ekipet emergjente të Prishtinës.

“Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me datë 04.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat