​“Emri i heroit Hasan Prishtina nuk bën të hiqet nga Universiteti”

Prishtina

​“Emri i heroit Hasan Prishtina nuk bën të hiqet nga Universiteti”

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:19
Hasan Prishtina

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta dhe OJQ “Hasan Prishtina”, kanë reaguar lidhur me disa përpjekje për ta hequr emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës, të cilin e kanë quajt veprim të ulët, antikombëtar dhe atak mbi intelektualin dhe patriotin Hasan Prishtina.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Tyre dhe OJQ “Hasan Prishtina”, nëpërmjet këtij reagimi, ngrehin zërin e protestës ndaj këtij synimi skandaloz dhe kërkojnë nga intelektualët e rinia studentore t’i dalin në ballë edhe kësaj stuhie dashakeqe për ta penguar këtë tendencë të ulët, që atakon njërën prej figurave qendrore të popullit dhe të historinë sonë.

“Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që me komentet e tyre në rrjetin social t’i bashkohen thirrjes sonë për të penguar heqjen e emrit të kolosit tonë, Hasan Prishtina nga Universiteti ynë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Hasan Prishtina është njëra ndër figurat më emblematike të historisë sonë. Puna dhe veprimtaria e tij atdhetare për bashkimin e trojeve shqiptare ishte dhe mbetet njëra ndër platformat më kombëtare për të cilën u flijua ai dhe shumë gjenerata. Intelektuali i kohës, politologu dhe atdhetari Hasan Prishtina, për interesin kombëtar ka shkrier terë pasurinë e tij.

Ai ishte pjesëmarrës në secilin aktivitet kombëtar që qonte në drejtim të çlirimit të tokave shqiptare, por edhe në Pavarësimin e Shqipërisë. Në shenjë nderimi, sot, me emrin e tij janë stolisur shumë institucioneve shkollore, në mesin e tyre edhe Universiteti “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Mirëpo, kohëve të fundit, siç po shihet në media, janë disa përpjekje qëllimkqia për ta hequr emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti publik.

Ky veprim i ulët po konsiderohet si antikombëtar dhe atak mbi intelektualin dhe patriotin Hasan Prishtina. Mbi këtë bazë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Tyre dhe OJQ “Hasan Prishtina”, ngrehin zërin e protestës ndaj këtij synimi skandaloz dhe kërkojnë nga intelektualët e rinia studentore t’i dalin në ballë edhe kësaj stuhie dashakeqe për ta penguar këtë tendencë të ulët, që atakon njërën prej figurave qendrore të popullit dhe të historinë sonë.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që me komentet e tyre në rrjetin social t’i bashkohen thirrjes sonë për të penguar heqjen e emrit të kolosit tonë, Hasan Prishtina nga Universiteti ynë.

Jahja Lluka

Zeqir Bekolli

Dibran Fylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat