Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim

Prishtina

Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim

Më: 17 maj 2023 Në ora: 08:43
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim për Ekonomia Online tha se në takimin koordinues e mbajtur të hënë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarëve të​ Komunave, në njëfarë mënyre janë dakorduar që të hyrat vetanake të i’u kthehen komunave.

Ai tha se të hyrat vetanake me ligj i takojnë komunave që t’i përdorin në të mirë të qytetarëve dhe se ato nuk mund që të tjetërsohen.

Madje ai thotë se do ta luftojnë çdo tentim që mjetet të u merren, duke shtuar se kjo formë është jo ligjore.

“Mendoj që të hyrat vetanake me ligj faktikisht i takojnë komunave, pra të hyrat vetanake të kryeqytetit janë të kryeqytetit janë të qytetarëve të kryeqytetit edhe nuk munden që të tjetërsohen ato. Çdo tentim normal që është jo ligjor edhe ne do ta luftojmë çdo tentim. Patëm një takim të mirëfillte edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave ku edhe në një farë mënyre u dakorduan që të hyrat vetanake të i’u kthehen, të lejohen për përdorim për projekte të cilat janë duke pritur për të mirën e kryeqytetit”.

“Shpresoj që kjo çështje do të marr fund për të mirën e qytetarëve dhe të gjitha komunave po shpresoj për brenda javës do t’i kemi ato të hyra vetanake që t’i përdorim për projekte të shumta të cilat i pret kryeqyteti edhe qytetarët këtu. Jam optimist që këtë çështje e kemi zgjedhur”, tha ai.

Ai shtoi se për këtë çështje Asociacioni i Komunave të Kosovës, i është drejtuar Qeverisë më një letër, duke pohuar që pritet që të lehtësohet procesi i bartjes së mjeteve të komunave.

“Tash e kanë kërkuar një letër të cilën unë personalisht, ne si kryeqytet i kemi dërguar para dy javësh tash po e kërkojnë një letër tjetër prej Asociacionit të Komunave  të Kosovës, edhe atë e kemi dërguar, i kemi kërkuar Asociacionit që ta dërgojë. Besoj që do të shlirohet procesi i bartjes së mjeteve te komunat përkatëse”, tha ai.

Me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 Qeveria ka paraparë që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat