Dushi: Hapësira e liruar te stacioni i trenit në Prishtinë, do të shndërrohet në park për qytetarët

Prishtina

Dushi: Hapësira e liruar te stacioni i trenit në Prishtinë, do të shndërrohet në park për qytetarët

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:55
Florian Dushi

Drejtor i Inspekcionit në Prishtinë Florian Dushi, ka folur rreth aksioneve të cilat ditëve të fundit po i zhvillon Drejtoria e Inspekcionit në këtë komunë.

Dushi tha se aksionet e tyre do të vazhdojnë me qëllim të lirimit të hapësirave për qytetarët e kryeqytetit.

Kurse sa i përket aksionit të fundit në Stacionin e Trenit në Prishtinë, Dushi tha se me lirimin e atyre hapësirave qytetarët e asaj zone do të kenë tashmë një park me një hapësirë rreth gjysëm hektari.

“Ne jemi akoma në vazhdimin e disa aksioneve të cilat po lirojnë hapësira të tëra brenda kryeqytetit dhe prap sipas vlerësimeve do të vihen në shërbim të qytetarëve të Prishtinës. Aty kanë qenë për vite të tëra ilegalisht shitës të materialeve të ndryshme ndërtimore, aty ka pasë mjaft aktivitete që kanë ndotë ambientin, por ka pasë elemente të cilat mund të trajtohen edhe nga aspekti i sigurisë së qytetarëve. Prandaj ne kemi liruar, kemi zhvilluar të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë në atë pjesë do të kemi mbi bazën edhe të vlerësimeve tona, mbi atë qfarë vet kryetari ka thënë dje, do të ndërtohet një park i cili do ti shërbejë asaj zone. Një park jo i vogël me një hapësirë të them gati rreth gjysëm hektari, por një park edhe tejet i bukur për atë zonë”, tha ai.

Teksa sa i përket rezistencës së disa personave në lirimin e hapësirave publike, Dushi tha se tashmë kjo është një praktikë e ndërtuar mbi dy dekada, teksa në anën tjetër ka falënderuar edhe ata qytetarë të cilët kanë bashkëpunuar me organet kompetente komunale.

“Ka pasë një tip rezistence do të thoja për shkak të praktikave të cilat tashmë janë ndërtuar dhe zhvilluar mbi dy dekada. Megjithatë unë i falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me organet komunale në këtë rast me inspektoratin e kryeqytetit dhe kanë mirëkuptuar aksionin tonë”, shtoi Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat