Gërdovci: Për shumë vite nuk i është dhënë rëndësia e mjaftushme bujqësisë në Prishtinë

Prishtina

Gërdovci: Për shumë vite nuk i është dhënë rëndësia e mjaftushme bujqësisë në Prishtinë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 19:58
Drejtori për Bujqësi në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci

Drejtori për Bujqësi në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, ka treguar se si ka ardhur deri tek posti që ai tashmë e ka. Ka thënë se edhe nëse do ishte kthyer edhe njëherë mbrapa do ta zgjidhte po të njëjtin sektor që ai tash udhëheq.

“Mendoj që për shumë vite nuk i është dhënë rendësi e mjaftueshme bujqësisë në komunën e Prishtinës dhe përkundër potencialit shumë të madhë që e ka dhe normalisht që ka qenë sfidë për mua për me e marrë, por normalisht që ne jemi të rinjë dhe sfidat duhet t’i pranojmë dhe të punojmë maksimalisht. Kështu që kjo ka qenë kryesisht arsyeja pse e kam pranuar si sfidë. Prapë me u kthy mbrapa do ta merrja drejtorinë e njejtë. As sot nuk e shkembejë me asnjë drejtori tjetër”, tha ai sot në emisionin “N’kolon me Shoqen”.

I pyetur për raportet e Komunës me qeverinë Kurti, Gërdovci tha se nuk po punohet mjaftë dhe se qeverisja nuk është provë, por që është shërbim i qytetarëve. Andaj ai tha se qeverisja e nivelit lokal po tenton që ta mbulojë në njëfarë forme mos qeverisjen e nivelit qëndror.

“Mendoj që qeverisja në nivelin qëndror disi është konfuze në të gjitha veprimet që I bënë dhë në punën sidomos në dikastere të ndryshme ministrore. Dhe mendoj që ka mujt shumë më shumë me punu dhe kanë hapesirë shumë të madhe për të punuar, por pak a shumë jemi në situatën që jemi dhe ne nga niveli lokal po tentojmë që ta bejmë punën që të mos vrehet mungesa e qeverisjës së nivelit qëndror. Mendoj që në Priishtinë po ja arrijmë shumë mirë, mendoj që në këtë fazën e fundit po e lujmë rolin e ministrive, drejtoritë e komunës së Prishtinës. Mendoj që kishin mund shumë më mirë dhe ish dashtë me punu shumë më mirë sepse qeverisja nuk provohet, ajo nuk është për prova është me i shërby qytetarëve”, tha Gërdovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat