Shkarkimi i aksionarëve në Prishtinë, Sveçla: Gjysma e ndërmarrjeve janë nën hetime

Prishtina

Shkarkimi i aksionarëve në Prishtinë, Sveçla: Gjysma e ndërmarrjeve janë nën hetime

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:42
Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë Gëzim Sveçl

Opozita në Prishtinë i ka shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike komunale.

Kjo u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal.

Në këtë seancë u caktuan edhe aksionarët e rinj, që përbëhen nga partitë opozitare në KK të Prishtinës.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë Gëzim Sveçla, ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës arsyet se pse u ndërmor ky hap.

“Ky më tepër ishte një akt i koordinuar i opozitës në mënyrë që të ndërpritet keqmenaxhimet dhe abuzimet që janë shkaktuar tashmë një vit”, tha Sveçla.

Sveçla tha gjysma e ndërmarrjeve janë nën hetime.

“Gati gjysma e ndërrmarrjeve komunale janë nën hetime qoftë të policisë dhe prokurorisë për keqpërdorime të ndryshme. Kemi pasur edhe emërime politike dhe shoqërore, por edhe rezultatet e dobëta”, tha ai.

Shkarkimi u bë nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re.

Për shkarkimin e aksionarëve pro votuan 25 asamblistë dhe një abstenoi.

Në seancë nuk morën pjesë asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat