​Banorët e Matiçanit me protestë kërkojnë mbylljen e deponisë së dheut

Prishtina

​Banorët e Matiçanit me protestë kërkojnë mbylljen e deponisë së dheut

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:15
Banorët e lagjes "Matiçan"

Banorët e lagjes "Matiçan", në Prishtinës, kanë protestuar kundër rihapjes së deponisë së dheut, në këtë lagje. Kjo për shkak të kamionëve që po dëmtojnë rrugën, shkaktojnë aksidente, pluhur dhe zhurmë. Ata madje paralajmëruar protesta më të ashpëra, nëse nuk mbyllet deponia.

Sipas tyre, kjo deponi ishte mbyllur por është rihapur prapë me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, vendim këtë të cilin e quajnë të jashtëligjshëm, për shkak të mospëlqimit të banorëve që jetojnë aty.

Organizatori i kësaj proteste, Arsim Rexhepi tha se deponia duhet të mbyllet urgjentisht sepse po pengon jetesën e banorëve në lagjen e Matiqanit.

Ai tha kanë bërë kërkesa të vazhdueshme dhe ende nuk ka diçka konkrete. Sipas tij, nëse nuk mbyllet kjo deponi, protestat e ardhshme do të jenë më të ashpra.

Rexhepi: Deponia e dheut duhet të mbyllet urgjentisht

“Sot jemi kundër një vendimi të kryetarit të komunës, i cili ka marrë vendim për hapjen, rihapjen deponisë së dheut në mënyrë ilegale për neve, sepse kryetari i komunës, përfaqësuesit e komunës nuk kanë marrë pëlqimin e banorëve për rihapjen e kësaj deponie, në si banorë besoj shumica e banorëve kanë marrë iniciativa, kërkesa, protesta të shumta në pesë vitet e fundit kudër asaj deponie dhe asnjëherë kërkesat tona nuk janë marrë parasysh deri në vitin e fundit, ne 2022 kur fillimisht është mbyllur deponia dhe kryearti i komunës, zoti Rama ka marrë një vendim për neve të paligjshëm për arsyeje se e ka rihapur dhe i dhënë hortikulturës sot parcela në atë pjesë, ne jemi kundër deponisë jem për mbylljen e deponisë urgjentisht. Kjo për arsyeje të shumta, e para kamionët që kalojnë në rrugën tonë dëmtohet rruga është rrezik i përgjithshëm i banorëve.... Ku ne si banorë nuk mund të hapim dyert, dritaret për ajrosje të shtëpive tona prej tymit, zhurmës dhe prej pluhurit të kamionëve. D.m.th. është një problem i madh kërkesën e fundit që ne si banorë me peticion e kemi dorëzuar me 26.10 2023 te nënkryetari komunës i cili na ka premtuar që brenda javës, ku ka premtuar brena javës do të na bëjnë një zgjidhje apo do të marrin një vendim për mbylljen e kësaj deponie” tha Rexhepi.

Po ashtu, Rexhepi tha se si banorë në protestat e ardhshme do të bllokojnë rrugën për të gjithë kamionët.

Ai shtoi se në hapësirën e deponisë nuk hedhet vetëm dheu por edhe mbeturinat të tjera të cilat po dëmtojnë shëndetin e banorëve.

Rexhepi: Do të bllokojmë hyrjen për të gjithë kamionët

“Ne si banorë nuk do të tërhiqemi, nga kërkesat tona ku në fakt ne do të i japim një afat dy ditor punë, ditën e hwnw dhe të martën nuk do te ketë protestë, prej të mërkurës do të vazhdojë protestat, dhe protestat e ardhshme do të bllokohet rruga vetëm për kamionë, te jemi te qartë nuk do të bllokohet rruga për komunikacion të banorëve, por për kamionët që hedhin dhe në atë deponi. .. Aty hedhet edhe mbeturina të ndryshme, personalisht kam incizime të bollshme ku kamionët hedhin mbetej interne të tjera jo vetëm, dhe si armatura dhe bërllok dhe në fund mbulohen me dhe, nuk është vetëm deponi e dheut”, shtoi Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat