Përmirësohet cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit, së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije

Prishtina

Përmirësohet cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit, së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Është përmirësuar cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit, dhe se së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tha se kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, e ka informuar se është përmirësuar cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit.

Ndërsa tregoi se qytetarët brenda pak ditësh do të mund të fillojnë ta përdorin për pije dhe për përgatitje të ushqimeve.

“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije” – ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është ndaluar para disa ditësh përdorimi i ujit të Liqenit të Badovcit për pije për shkak të nivelit mbi normat e lejuara të manganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat