Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Prishtina

Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pik të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit. 

Këshilltarët Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës  për të shkarkuar me të vetmen pikë të kryesuesin e Kuvendit.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla ditë më parëka thënë se subjekti i tij politikë kërkon shkarkimin e kryesuesit.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lën nw pushtet LDK-në qwë tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat