Me cilën parti do të lidhë koalicion, flet Rama

Prishtina

Me cilën parti do të lidhë koalicion, flet Rama

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 11:33
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur mbrëmë për mundësinë e koalicioneve në kryeqytet.

I pyetur nëse LDK-ja në Prishtinë është afër lidhjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Rama ka thënë se janë të hapur për të gjitha partitë.

“Ne i kemi ftuar të gjithë dhe i ftojmë të gjithë dhe vazhdojmë t’i ftojmë të gjithë. Jemi të hapur për të gjitha partitë”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për prishjen e koalicionit me PDK’në.

“Nuk është këtu punë e shkarkimit të drejtorëve, prishjeve të koalicionit., Unë e kam thënë edhe kam qenë me sinqeritetin më të madh, shkarkimi i shërbimeve publike ka qenë si rezultat i problemit me mbeturina. E ka pas një periudhë kohore 1 vjecare… Nëse një parti vendos tash me i tërheq edhe ekipin e vetë si rezultat i një problem që është dashtë me zgjidh kryeqyteti, ai nuk është problem i imi. Është problem i asaj partie…Unë kam thanë që pranoj vetëm drejtorë që janë të profilizuar dhe janë profesionistë”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat