Qytetari bllokon hyrjen e autobusit të Trafikut Urban, kjo është arsyeja

Prishtina

Qytetari bllokon hyrjen e autobusit të Trafikut Urban, kjo është arsyeja

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 21:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rast i pazakontë ka ndodhur në autobusin e Trafikut Urban linja 1. Një qytetar raportohet se ka bllokuar hyrjen e autobusit të cilën e ka bllokuar që të niset në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara aty kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

E tërë situata raportohet se ndodhi pasi udhëtarët u bartën nga një nga një autobus në tjetrin, pas lëndimit të një gruaje.

Qytetari që shihet ne foto duke bllokuar hyrjen sipas informacioneve nuk i është bindur as urdhrave të Policisë së Kosovës të cilët kishin kërkuar t’i kontrollonin çantën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat