“Hallakamë” në Prishtinë - 8 shenja të komunikacionit në distancë prej 10 metrash

Prishtina

“Hallakamë” në Prishtinë - 8 shenja të komunikacionit në distancë prej 10 metrash

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 09:29
Për ekspertin e komunikacionit, Lavdim Hamiti, këto shenja janë të panevojshme.

Janë në distancë nga njëra tjetra vetëm 10 metra.

Këto janë 8 shenjat e komunikacionit në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen Bregu i Diellit.

Për ekspertin e komunikacionit, Lavdim Hamiti, këto shenja janë të panevojshme.

Sipas tij, shoferi e ka të pamundur t’i lexojë të gjitha në një kohë dhe distancë kaq të vogël.

“Vet fotoja tregon që është një mbingarkesë e shenjave që janë të panevojshme saqë syri i një shoferi nuk mundet mi lexu të gjitha këto shenja për një kohë të caktuar shumë të shkurtër apo për një rrugë që është 10 apo 15 metra. Këtu i kemi diku 6 7 shenja. Gjithmonë shoferi kur te lexon një shenjë, mund të ketë dy shenja më së shumti në një shtyllë dhe një tabelë plotësuese por më tepër se dy nuk mundet mi lexu dhe me vepru në bazë të tyre”, thotë eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti.

Për t’i lexuar këto shenja, sipas Hamiti, shoferi duhet të ndalet që të kuptojë se si me vepru.

“Një shofer për me i kuptu dhe me i lexu të gjitha këto shenja atëherë ai duhet të ndalet, ti lexojë të gjitha shenjat dhe të di si të veprojë, nëse nuk vepron në këtë drejtim ai do të jetë kundër shenjave gjithmonë sepse i ka ikur ndonjë shenjë”, tha ai.

Pas interesimit të televizionit, këto shenja u larguan brenda javës.

E këtë e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Janë largu ato shenja që kanë paraqitur pengesë dhe probleme në trafik, janë largu nga Drejtoria e Sherbimeve Publike, pasi drejtoria tjetër nuk ka pasur kontratë aktive apo është vonuar në largimin e saj. Ndërsa ne si ekipë që mbikëqyrim sinjalistikat në qytet kemi bërë menjëherë largimin e atyre dhe ka mbetur ashtu siç është në projekt”, tha zyrtari i lartë për infrastrukturë rrugore, Halil Halili.

Halili tha se është në kompetenca të Drejtorisë së Investimeve Kapitale, pasi rruga në fjalë është e ndërtuar nga kjo drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat