Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

Prishtina

Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë:

“Faik Konica”,  “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat