Përurohet fillimi i punimeve për zgjerimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Prishtina

Përurohet fillimi i punimeve për zgjerimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka përuruar të hënën fillimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, si pjesë e projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit.

Sipas komunës, ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorët dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit.

Punimet në këtë projekt i cili ka vlerën e mbi 18 milionë eurove, parashihet të zgjasin një vit.

Punimet në ndërtimin e sheshit përfshijnë hapësirën prej Katedrales “Nënë Tereza” deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat