Kapen 34 qen endacak në Prishtinë, dërgohen në strehimore

Prishtina

Kapen 34 qen endacak në Prishtinë, dërgohen në strehimore

Më: 20 mars 2025 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë ka njoftuar për kapjen e 34 qenve endacak dhe dërgimin e tyre nëpër strehimore.

7 nga ta janë kapur në qendrën e qytetit, përfshirë Rrugën Ndue Përlleshi, Dardaninë, sheshet kryesore dhe zonat përreth.

Ndërkaq, 27 të tjerë janë nga “zona 1”.

“Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim”, njofton Komuna e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat