Rama: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet

Prishtina

Rama: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet

Më: 22 mars 2025 Në ora: 20:06
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet.

I pari i Prishtinës ka thënë edhe se Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Kryeqytet.

Vetëm abonentët e IPKO-s përfaqësojnë rreth 780,000 vozitës që lëvizin në rrugët e Prishtinës.

Për të menaxhuar më mirë trafikun, janë realizuar mikroanaliza që tregojnë lëvizjen, destinacionet dhe pikat më të ngarkuara në qytet.

Vendimmarrje e bazuar në të dhëna – për një Kryeqytet më të qasshëm.

Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat