Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës për t’u bërë deputet

Prishtina

Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës për t’u bërë deputet

Më: 27 mars 2025 Në ora: 14:45
Alban Zogaj

Alban Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës të Prishtinës.

Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku shkroi se është një që e ka mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për kryeqytetin.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë.

Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën”.

“Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”, ka thënë Zogaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat