Rama falënderon ekipin e mirëmbajtjes të parkut të Gërmisë

Prishtina

Rama falënderon ekipin e mirëmbajtjes të parkut të Gërmisë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar ekipin për përkushtimin.

“Mirëmëngjesi Prishtina Gjatë këtyre pushimeve festive, ekipi ynë i mirëmbajtjes së parqeve është aktiv në orët e hershme të mëngjesit, duke punuar me zell për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur.

Faleminderit për përkushtimin tuaj të gjithë ekipes dhe Behram Konushevcit, Nezir Volit, Behar Arifit e Ruzhdi Gashit nga NPL „Gjelbër” sh.aë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat