Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur sot pa rrymë për disa orë

Prishtina

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur sot pa rrymë për disa orë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa orë.

Sqarime për këto reduktime ka dhënë kompania KESCO, sipas të cilës një prishje në nënstacionin Prishtina 2 ka bërë që disa dalje të jenë jashtë funksionit dhe një numër i caktuar i konsumatorëve në kryeqytet të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Sipas KESCO-s, pas intervenimit të menjëhershëm të ekipeve të KEDS-it, të gjitha daljet u rikthyen në funksion, kështu edhe furnizimi me rrymë.

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa orë. Sqarime për këto reduktime ka dhënë kompania KESCO, sipas të cilës një prishje në nënstacionin Prishtina 2 ka bërë që disa dalje të jenë jashtë funksionit dhe një numër i caktuar i konsumatorëve në kryeqytet të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Sipas KESCO-s, falë intervenimit të menjëhershëm të ekipeve të KEDS-it, të gjitha daljet u rikthyen në funksion, kështu edhe furnizimi me rrymë, për çka KESCO ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur nga reduktimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat