Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

Prishtina

Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 17:13
Përparim Rama

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën, me një ceremoni do të bëhet adoptimi i qenit të 1000-të në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit.

Ky aktivitete do të bëhet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Kryeqytetit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak.

Gjatë vizitës, ata do të njihen me përpjekjet dhe përkushtimin e stafit të qendrës, procesin e kujdesit ndaj kafshëve si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi.

Gjithashtu, Kryeqyteti do të vazhdojë me fushatat e ndërgjegjësimit dhe projektet e reja që synojnë përmirësimin e kushteve për qentë endacakë, duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe kujdesin e vazhdueshëm veterinar.

“Adoptimi i qenit të 1000-të nuk është vetëm një statistikë, por një tregues i qartë i progresit në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për kafshët në Kryeqytet. Ky hap i rëndësishëm tregon se me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijohen ndryshime pozitive dhe të arrihet një trajtim më i dinjitetshëm për të gjitha kafshët endacake”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat