Të shtunën mbesin pa ujë disa lagje në kryeqytet

Prishtina

Të shtunën mbesin pa ujë disa lagje në kryeqytet

Më: 4 prill 2025 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Disa lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

KRU “Prishtina”, thotë se do të ketë punime të planifikuara teknike në ndërrimin e rrjetit nga Komuna e Prishtinës.

Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-16:00 mbesin këto zona (rrugë): Rruga ” Nënë Tereza”, Rruga “Rexhep Luci”, Rruga “Qamil Hoxha”, Rruga “Tringë Smajli”, Rruga “Bajram Kelmendi”, Rruga “Agim Ramadani”, si dhe rrugët në Qendër.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat