Policia rajonale e Prishtinës , gjatë javës së kaluar ka sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 199 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj.
Sipas policisë, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Në po të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 4433 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 826 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.