Komuna e Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për pagesat e faturave për mbeturina

Prishtina

Komuna e Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për pagesat e faturave për mbeturina

Më: 17 prill 2025 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet në Komunë, dhe ata që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara

Po ashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim.

“Qytetarët që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara. Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet në Komunë.

Qytetarët që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara.

Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë.

Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat