“Veç një minutë, kushton 100€’’, Rama kërkon që të respektohen rregullat e trafikut

Prishtina

“Veç një minutë, kushton 100€’’, Rama kërkon që të respektohen rregullat e trafikut

Më: 26 prill 2025 Në ora: 21:21
Foto e publikuar nga Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të që ‘’mendojnë për të tjerët’’, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Rama në profilin e tij në Facebook ka ndarë një video ku shihen se si veturat janë parkuar në hapësira ku s’lejohet dhe kësisoj kanë bllokuar rrugët.

‘’“Veç një minutë”, bllokon trafikun dhe kushton 100€!

Parkimi dhe ndalesa në korsinë qarkulluese,

bllokon rrugët, pengon këmbësorët dhe krijon kaos në trafik.

 Mendo për të tjerët. Respekto rregullat e qarkullimi’’, ka shkruar Rama

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat