Kanë rinisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë të hënën.
Prezent aty ka qenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku është deklaruar shkurtimisht para mediave.
I pari i Prishtinës ka theksuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e punimeve, do të intervenojë Policia e Kosovës.
“E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, ka deklaruar Rama.
Ai ka publikuar edhe pamje nga rifillimi i punimeve në një nga rrugët kryesore të Prishtinës.