Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Prishtinës

Prishtina

Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Prishtinës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Për të dytën herë ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kjo seancë ishte thirrur për të diskutuar propozim-vendimin për ta dërguar në shqyrtim publik draftin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.

Edhe kësaj radhe shkak i dështimit ishte mungesa e kuorumit.

Në seancë nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat