“Pastrimi” ndalon shërbimet, mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Prishtina

“Pastrimi” ndalon shërbimet, mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Më: 14 maj 2025 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar ndërprerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, për shkak të krizës financiare.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, mosshlyerja e borxhit në vlerë prej 2.7 milionë euro nga Komuna e Prishtinës ka detyruar ndërmarrjen që të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve të saj.

Për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, jemi të detyruar të ndërpresim ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave,” thuhet në njoftimin e tyre.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, gjendja e mbeturinave në kryeqytet është përkeqësuar ndjeshëm, me kontejnerë të tejmbushur dhe grumbullim të madh të mbeturinave nëpër lagje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi që tregojnë gjendjen alarmante në disa pjesë të qytetit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat