Mos pajtimet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe kompanisë Pastrimi po i lë rrugët me plot mbeturina.
Pastrimi ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave për shkak të borxheve nga ana e Komunës, e kjo e fundit thotë se nuk e ka asnjë cent borxh.
Mbeturina të shumta janë parë edhe sot rrugëve të lagjeve të ndryshme, pasi askush nuk ka dalë t’i largojë.
Kryetari Përparim Rama kishte paralajmëruar ditë më herët në Facebook se do të fillojnë me largimin e mbeturinave pas ndërprerjes së shërbimeve nga ana e Pastrimit, por nuk ka theksuar se kush do të angazhohet në këtë drejtim.