Sezoni i verës po vjen. E me këtë po i ofrohemi edhe hapjes së pishinave ku qytetarët freskohen gjatë muajve të verës.
Kur kanë mbetur pak javë nga hapja e pishinave, ajo e Gërmisë duket në gjendje të mjerueshme.
Në disa fotografi të realizuara, kjo pishinë e cila është me e madhja në Kosovë, duket e mbushur me baltë dhe në gjendje shumë të keqe.
Pishinës ka filluar t’i dëmtohet pjesa e betonit, ndërsa i është fshirë edhe ngjyra.
Mbetët të shihet nëse kompania e cila bën menaxhimin e pishinës “Sport &Marketing” do të bëjë ndërhyrje për rregullimin e saj para se të fillojë mbushja e me ujë.