Punëtorët e KMP ‘’Pastrimi’’ nesër protestojnë sërish para komunës

Prishtina

Punëtorët e KMP ‘’Pastrimi’’ nesër protestojnë sërish para komunës

Më: 22 maj 2025 Në ora: 00:25
Arkiv

Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ gjatë ditës së nesërme do të protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media para pak minutave.

‘’Përmes këtij njoftimi ju informojmë se më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 07:00, do të organizohet një tubim paqësor – grevë publike, nga punëtorët e KRM “Pastrimi”, përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës.Qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja jonë, si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna’’ thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur edhe lidhur me formatin e protestës së nesërme

Formati i tubimit:

• Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”;

• Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm;

• Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente;

• Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat