Më 13 maj, kur ekipi i Kiksit ishte pranë shkollës fillore ‘Dardania’, ndodhi një incident. Persona të rritur të moshës mbi 20 vjeç sulmuan fizikisht një nga nxënësit e kësaj shkolle.
Sipas burimeve të Kiks Kosova, shkak i këtij sulmi ishte një vajzë e klasës së nëntë, me të cilën njëri nga sulmuesit thuhet se kishte pasur lidhje.
Një rrahje tjetër ndodhi edhe me 19 maj, kur ekipi vizitoi përsëri këtë institucion arsimor, me shpresën se do te gjente dikë nga udhëheqësit e kësaj shkolle, që ta japin të paktën një përgjigje.
Emisioni kishte nisur hulumtimin mbi dyshimet për ngacmime seksuale në shkollën fillore ‘Dardania’ por duket që gjorulldia që dëgjohet nga jashtë buron nga brenda këtij institucioni. Duket që edhe nxënësit mezi presin të tregojnë për llugën që po zhvillohet në shkollë, secili kishte dicka të pazakontë për të treguar. Kiks Kosova ka mësuar për disa raste ku dyshohet për ngacmime e sulme seksuale që thuhet të kenë ndodhur brenda shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.
Mes vetë filloristëve, por edhe profesorët ndaj nxënësve. Rreth dy javë më parë, drejtori i shkollës, B. G, është suspenduar nga detyra.
Arsyeja mbetet mister.