Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

Prishtina

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

Më: 31 maj 2025 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Në lagjen Kalabria të Prishtinës po ndërtohet një shkollë fillore moderne që do t’i shërbejë një komuniteti në rritje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në "Facebook," se në këtë shkollë do të pranohen 1 mijë nxënës.

Kjo do të mundësojë që të lirohen nga ngarkesa shkollat "Dardania" dhe 'Hasan Prishtina".

Një hapësirë prej mbi 6,500 m² me klasa bashkëkohore, laboratore, salla sportive, ambiente për prindër dhe fëmijë, si dhe hapësira që krijojnë kushte të denja për mësim dhe zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat